Sporti

Trajneri i njohur kosovar: Bravo Drita, futbolli kosovar po shkon drejtë niveleve të futbollit evropian

07/29/2021 21:03
nga:L J

Drita ka shkuar në pushim me epërsi minimale prej 1-2 ndaj Feyenoordit.

Marko Simonovski dhe Astrit Fazliu shënuan golat për ekipin kosovar në 45 minutat e parë të ndeshjes së kualifikimeve për UEFA Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i njohur kosovar, Megzon Visoka ka përgëzuar Dritën, ndërsa ka potencuar se futbolli kosovar po shkon drejtë niveleve të futbollit evropian.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Bravo FC Drita. Futbolli kosovar ngadale por sigurte drejte niveleve te futbollit evropian”, shkruan Visoka në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport