Sporti

E dëmtoi rëndë lojtarin e Napolit, Comi: Më vjen keq për Demme, nuk doja ta lëndoja”

07/29/2021 16:20
nga:L J

Gianmario Comi, mbrojtësi i Pro Vercelli i cili me faulin e tij lëndoi rëndë lojtarin e Napolit, Diego Demme në miqësoren e fundit italiane, foli për “Napoli Magazine”.

Lojtari donte të kërkonte falje për atë që ndodhi me Demme dhe ai tregoi atë që bëri pas asaj që ndodhi në ndeshjen miqësore, përcjell GazetaBlic Sport.

“Menjëherë pas miqësores me Napolin, unë shkova për të kontrolluar gjendjen e tij, por më thanë se ai kishte shkuar në spital për analiza. Më vonë i dërgova një mesazh të shpejtë shërimi në Instagram. Zakonisht nuk flas publikisht për gjëra të caktuara, por u detyrova nga kërcënimet e shumta që mora në këto ditë. Më vjen vërtet keq për dëmtimin, nuk kisha ndërmend ta lëndoja. Shpresoj se ai mund të kthehet në fushë menjëherë pas operacionit. Fatkeqësisht ishte një kontrast i pavullnetshëm. Ishte një nder të përballesh me Napolin në një ndeshje miqësore, ata janë vërtet të fortë, pavarësisht mungesës së shumë emrave të mëdhenj. Të luash kundër mbrojtësve si Koulibaly dhe Manolas nuk është aspak e lehtë, por ne jemi akoma të lumtur që kemi humbur me vetëm një gol diferencë”, tha Comi.

/GazetaBlic Sport