Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka njoftuar se do të rinovojë kontratën me klubin italian.
Ai ka theksuar se ka gjetur marrëveshjen me “Bianconerët”, pasi dëshiron të fitojë më shumë trofe me klubin e Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më duhen edhe disa ditë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar nga kaosi i muajit të fundit, por të hënën do të jem në Torino dhe i lumtur që do të filloj përsëri”, tha Chiellini në një ceremoni në Livorno.
“Dua të fitojë edhe disa trofe, sepse thjesht të bën më të uritur të triumfosh përsëri dhe fanella e Juventusit pa simbolin Scudetto në gjoks përfaqëson një motiv shtesë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


