Lajme

Rriten infektimet me variantin Delta të COVID-19

07/29/2021 13:19
nga:N M

Varianti Delta i koronavursuit, i identifikuar për herë të parë në Indi, po shihet më shqetësim në të gjithë botën, pasi numri i rasteve të reja vijon të jetë në rritje.

Të dhënat janë shqetësuese në disa pjesë të Azisë, përfshirë edhe Korenë e Jugut, që ka raportuar shifra rekord. Ndërkohë edhe në SHBA vijojnë masat parandaluese, teksa Britania e Madhe iu jep përparësi të vaksinuarëve.

Varianti Delta i koronavursuit, i identifikuar për herë të parë në Indi, po shihet më shqetësim në të gjithë botën, pasi numri i rasteve të reja vijon të jetë në rritje.

OBSH ka paralajmëruar marrjen e masave, duke vijuar me procesin e vaksinimit, pasi kjo është e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid 19.

Të dhënat e fundit janë shqetësuese një pjesë e Azisë, përfshirë edhe nga Koreja e Jugut, e cila ka raportuar 1.896 raste të tjera të Covid-19, shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë në vitin 2020.

Edhe në SHBA, që mbetet vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën, ka shkuar në 611.316 numri i viktimave nga Covid-19, prej të cilëve 304 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, ka arritur në 34.608.322, me 71.920 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.

Kaq pacientë po trajtohen me COVID 19 në spitalet e Kosovës