Të rinjët nga Suhareka që janë adhurues të tenisit kanë organizuar turneun ‘Suhareka Open’ që fillon sot më 29 korrik, derisa finalja pritet të luhet të shtunën më 31 korrik.
Ndeshjet fillojnë nga ora 18:30, derisa 16 garues do të luftojnë për trofeun e më të mirit.
Në ditën e parë të këtij turneu do të zhvillohen këto përballje:
Beson Gashi – Meriton Kryeziu [Fusha nr 1]
Valdrin Halitjaha – Zgjim Gashi [Fusha nr 2]
Lirim Gashi – Ndriçim Halitjaha [Fusha nr 1]
Erdin Gashi – Tahir Llugaxhiu [Fusha nr2]
‘Suhareka Open’ këtë vit po mbahet për herë të parë, derisa ky turne pritet të jetë tradicional dhe do të zhvillohet çdo vit gjatë periudhës së verës.
Fushat janë në gjendje fantastike në Suharekë dhe ndeshjet do të zhvillohen edhe nën dritat e reflektorëve.
Në këtë turne merr pjesë edhe Kliti Kuqi që është 14 vjeçar dhe njëkohësisht më i riu, por që është mjaft i talentuar.
/GazetaBlic/


