Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka paralajmëruar skuadrën e tij se duhet të luajnë më mirë.
Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka duke folur në një konferencë për shtypin para ndeshjes me Dritën, ka theksuar se skuadra e tij duhet të luajë më mirë sesa në Kosovë në mënyrë që ata të marrin rezultat pozitiv.
Drita dhe Feyenoordi u ndanë baras pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në javen ë kaluar.
“Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje, çdo rezultat tjetër nuk është i mirë për ne”, tha ai.
“Ne duhet të jemi më të mirë kur kemi topin ndaj kësaj skuadre, topi duhet të lëvizë më shpejt nga krahu në krahun tjetër”, shtoi ai.
“Ndaj Dritës ne krijuam më pak raste sesa ndaj PAOK-ut, sidoqoftë ne duhet të jemi më të mirë sesa ishim në Kosovë në mënyrë që të fitojmë”, tha Slot.
“Sa i përket tifozëve, unë ende nuk kam pasur ekpseriencë me ta por e di që atmosfera në “De Kuip” është e njohur në të gjithë Evropën”, deklaroi Arne Slot.


