Lajme

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë irakiane, pesë të vdekur

07/29/2021 09:18
nga:Y I

Ushtria irakiane ka njoftuar përmes një deklarate se një helikopter i saj është rrëzuar gjatë një operacioni luftues në pjesën veriore të vendit të enjten, duke lënë të vdekur tërë ekuipazhin prej pesë personazh.

Helikopteri u rrëzua afër qytezës veriore, Amerli, 170 kilometra në veri të Bagdadit. Ushtria nuk tregoi nëse helikopteri u rrëzua nga zjarri i armikut apo nga ndonjë problem teknik, shkruan Reuters.

Pavarësisht mposhtjes së ISIS-it në vitin 2017, disa pjesëtarë të këtij grupi kanë arritur të realizojnë sulme të atypëratyshme kundër forcave qeveritare në pjesë të ndryshme të Irakut.

Në muajt e fundit, ushtria irakiane ka realizuar shumë operacione në zonën ku u rrëzua helikopteri për t’i ndjekur militantët, thanë zyrtarët ushtarakë.