Lajme

Parkuan në mënyrë të parregullt, Policia gjobit tre qytetarë në Ferizaj

07/29/2021 09:17
nga:Y I

Policia në Ferizaj ka gjobitur tre qytetarë të cilët kanë parkuar veturat në mënyrë të parregullt, raporton Gazeta Blic.

Informata është dërguar në Polici nga qytetarët me anë të fotove.

“Policia, i ftoi qytetarët në stacionin policor të Ferizajt dhe ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor” thuhet në komunikatën e Policisë.