Sporti

Loriana Kuka synon vetëm fitoren, e kishte mposhtur kundërshtaren e saj ruse në vitin e kaluar

07/29/2021 05:01
nga:Mergim Rreci

Loriana Kuka do të luftojë pas pak në Lojëra Olimpike.

Xhudistja jonë synon një tjetër medalje të madhe në Tokyo, përcjell GazetaBlic Sport.

Loriana Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në të dytin do të përballet pas pak me rusen Aleksandra Babintseva.

Kujtojmë që Kuka e kishte mposhtur në vitin e kaluar me një waza-ari kundërshtaren ruse, megjithatë mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat pas pak.