Lajme

Haziri: LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

07/28/2021 21:58
nga:Q R

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se si opozitë nuk janë me asnjërën palë, duke thënë se roli i LDK-së, me partitë e tjera dallon sikur nata me ditën, shkruan GazetaBlic.

Haziri në ‘Facebook’, ka shkruar se LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë, sipas tij, LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së.

Postimi i plotë:

LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën!