Sporti

Lojtari i Premierligës del kundër vaksinimit për Covid-19, habit të gjithë me postimin e tij

07/28/2021 22:10
nga:L J

Fabian Delph, lojtari i Evertonit postoi një mesazh anti-vaksinimit për Covid-19 në mediat sociale.

“Tani është një teori konspirative të besosh se sistemi imunitar është i aftë të bëjë punën për të cilën është krijuar…”, shkroi lojtari anglez në Instagram.

Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët e Premier League do të vaksinohen kundër Covid-19 para fillimit të sezonit të ri.