Marcelo pranoi se do t’i mungojë Raphael Varane, i cili u largua nga Real Madrid për në Manchester United.
“Do të më mungosh Rapha! Unë vetëm mund të të falënderoj për të gjitha këto momente dhe këto suksese në krahun tënd shoku im. Ju uroj gjithë të mirat për skenën tuaj të re. Ju jeni i shkëlqyeshëm!”, shkroi mbrojtësi brazilian.
View this post on Instagram
Vlen të theksohet se Varane është transferuar tek Manchester United për 42 milionë euro.
/GazetaBlic Sport


