Lajme

Varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

07/28/2021 19:00
nga:Q R

Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci po varrosen sot në vendin e tyre të lindjes.

45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqsisht nuk arritën t’i mbijetojnë tragjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mes dhimbjes e lotëve para pak castesh atyre iu dha lamtumira e fundit.

Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

 

 

 

 

 

 

I jepet lamtumira e fundit Kujtim Kastratit, familjarët: Kjo nuk është tragjedi vetëm e jona, por edhe e kombit