Skuadra zvicerane, Luzern ka njoftuar për transferimin e ri.
Skuadra zvicerane, Luzern ka transferuar mbrojtësin nga Kosova, David Domgjoni.
Domgjoni ishte pjesë e skuadrës turke, Menemenspor ku regjistroi 40 paraqitje dhe shënoi tri gola.
Luzerni bëri të ditur që Domgjoni ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare e cila do ta mbajë atë tek klubi zviceran të paktën deri në verën e vitit 2023.
Lajmin për transferimin e Domgjonit e ka bërë publik Luzerni përmes uebfaqes zyrtare.


