Showtime

Almeda Abazi marton motrën, dalin pamjet nga ceremonia madhështore!

07/28/2021 14:58
nga:Genita C

Motra bukuroshe e Almeda Abazit, Ilda i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.

Ka qenë vetë Almeda, e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur.

“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda krah videove.