David Alaba doli pozitiv në Covid-19 dhe tashmë ka humbur stërvitjen këtë të mërkurë në mëngjes me Real Madrid.
Pas një rezultati jo përfundimtar në testin e bërë në Valdebebas, mbrojtësi austriak shkoi në spital për një provë PCR, e cila ishte pozitive, përcjell GazetaBlic Sport.
Alaba tani do të duhet të fillojë protokollin e izolimit, duke u bashkuar me Karim Benzema në grupin e infektuar. Sulmuesi francez mbetet në Lyon derisa të përfundojë karantina.
Alaba ishte stërvitur që në fillim me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës.
/GazetaBlic Sport/


