Sporti

Franck Kessie i vendosur për të ardhmen e tij

07/28/2021 12:43
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie ka zbuluar se ai dëshiron të qëndrojë te Milani.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do të kthehet në Milanello pas Olimpiadës dhe zbuloi gjatë qëndrimit në Tokio se ai synon të rinovojë me skuadrën italiane, përcjell GazetaBlic Sport.

La Gazzetta dello Sport raporton se agjenti i 24-vjeçarit do të takohet me Paolo Maldini dhe Frederic Massara për të përfunduar negociatat që duket se tashmë kanë përfunduar.

Gazeta pretendon se kuqezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Kessie 6 milionë euro në sezon për ta rinovuar me dy vjet.

Kessie arriti në Milano në korrik 2017 dhe që atëherë ka luajtur 184 ndeshje konkurruese, duke shënuar 30 gola dhe duke kontribuar me 15 asistime në këtë proces.

/GazetaBlic Sport/