Lajme

Humbi jetën në aksidentin në Kroaci, sot varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica

07/28/2021 11:53
nga:Y I

18 vjeçarja Anjeza Bellanica, që vdiq në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, do të varroset sot.

Varrimi i Anjeza Bellanicës, që është një nga dhjetë viktimat e këtij aksidenti, do të bëhet në ora 19:00 në fshatin e lindjes Krushë e Madhe.

Trupi i saj bashkë me trupat e viktimave të tjera janë nisur nga Kroacia, derisa momente më parë kanë arritur në pikën kufitare të Morinës.