Brazili ka fituar ndeshjen e ditës së sotme ndaj Arabisë Saudite në Lojëra Olimpike.
Kombëtarja nga Amerika Latine triumfoi me rezultat 3 me 1 ndaj kombëtares së Arabisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht, Brazili kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Cunha, por që më pas Arabia barazoi me golin e Al Amrit.
Richarlison i dha fitoren e madhe Brazilit me dy goalt e shënuar në minutën e 76 dhe 90+3.
Gjermania dështoi në anën tjetër, duke mos arritur të fitoi ndaj Bregut të Fildishtë. Henrichs shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 63, duke i dhënë avantazhin kombëtares së Afrikës.
Megjithatë, Lowen barazoi shifrat në minutën e 73.
Tashmë Brazili dhe Bregu i Fildisht kalojnë tutje, kurse Gjermania dhe Arabia Saudite eliminohen.
/GazetaBlic Sport/


