Showtime

“Familja e saj nuk na la”, ylli botëror rrëfen përmes këngës historinë e dashurisë me një vajzë shqiptare

07/28/2021 11:14
nga:Genita C

Reperi i njohur ka folur edhe njëherë për ish-të dashurën e tij, për të cilën ka folur edhe më parë.

Në këngën “Survivor’s guilt” Dave zbuloi se e dashura e tij ishte e bardhë dhe ishte shqiptare.

Dave tregon se ish e dashura e tij ishte e bardhë që ishte shqiptare.

Ai thurë vargje në një moment duke thënë: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë, sepse familja e saj na mbante prapa”.

Gjatë vitit të kaluar reperi kishte publikuar një fotografi të një vajze së cilës i uronte ditëlindjen dhe fansat shkruanin se vajza quhej “Besmira”.

Edhe pse reperi nuk e konfirmoi një gjë të tillë teksti i këngës duket se vërteton këtë.

Identiteti i Besmirës mbetet i panjohur pasi artisti që nga publikimi i fotografisë nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth saj deri tani përmes këngës.

Ndër të tjera në mes të vargjeve të këngës së tij ku flet për Besmirën, ai e lidh kombinimin e rumit me pijen energjike Red Bull të cilën në shumë kultura nuk konsiderohet si e pijshme me lidhjen e tij me shqiptaren.

“Pash shumë flamuj të kuq. Nuk do të kisha pasur dëshirë që fëmija im të rritej në të (duke folur për ambientin familjar)”.