Sporti

Allegri zbulon detaje: E refuzova dy herë Real Madridin

07/28/2021 10:46
nga:Mergim Rreci

Massimiliano Allegri nuk e fshehu që kishte dy propozime në duart e tij për të zëvendësuar trajnerin e larguar të Real Madrid, Zinédine Zidane.

Ai konfirmoi që e kishte refuzuar dy herë Real Madridin dhe tha se beson shumë tek skuadra e Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Po, mund të them se i dhashë Real Madridit dy përgjigje negative. Falënderoj presidentin, Florentino Pérez, por pas shumë reflektimesh, zgjodha Juventusin. Ishte një gjest dashurie për një klub që më dha shumë. Kam pasur propozime të tjera, por unë e thirra Andrea Agnelli [President i Juventusit] në orën 8 për të pranuar ftesën dhe pasdite po nënshkruaja një kontratë. Unë vërtet besoj në këtë ekip dhe e di që do të argëtohem këtu. Unë jam shumë mirënjohës për dashurinë që kam marrë nga tifozëtë”, tha trajneri i ri i Juventus.