Lajme

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci pritet të arrijnë në Kosovë rreth orës 12:00

07/28/2021 10:09
nga:Y I

Trupat e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës në Kroaci, pritet të mbërrijnë në Kosovë sot rreth orës 12:00.

Në aksidentin fatal në Slavonski Brod të ndodhur më 25 korrik vdiqën 10 shtetasë kosovarë që po udhëtonin në linjën Frankfurt-Prishtinë.

Të mbijetuarit e këtij aksidenti kanë arritur mbrëmë në Kosovë.

Policia kroate: Identiteti i dhjetë viktimave është vërtetuar, shoferi i autobusit është dërguar në burgun e Pozhegës