Showtime

Duke shijuar jetën e natës, Anita dhe Ramush Haradinaj argëtohen në koncertin e Elvana Gjatës

07/28/2021 10:10
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, mbrëmë ishte në Prishtinë për koncertin e saj.

Ajo ishte e rrethuar me një numër të madh fansash ku përveç tyre ishin të pranishëm edhe Anita dhe Ramush Haradinaj, shkruan GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur përmes disa fotografive të cilat i postoi Anita në rrjetet sociale.

“Me shpirtin e shpirtit”, ishte mbishkrimi i fotografisë bashkë me Ramushin.

Ndryshe, Elvana Gjata vazhdon të jetë një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar./GazetaBlic/