Lajme

Tentoi të fuste drogë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, arrestohet kosovarja

07/28/2021 09:44
nga:Y I

Dje rreth orës 14:45 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte tentuar për të futur substancë narkotike në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Blic.

Lipjan, 27.07.2021 – 14:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte tentuar për të futur substanca narkotike në Qendrën Korrektuese tek i dënuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.