Transferimi i Raphael Varane te Manchester United, i vlerësuar në 50 milionë euro, është i katërti më i madh në historinë e Real Madridit.
Transferimi më i shtrenjtë ishte largimi i Cristiano Ronaldos në Juventus për 105 milion euro në 2018, përcjell GazetaBlic Sport.
E dyta ishte shitja e Morata te Chelsea për 80 milion euro në 2017.
I treti ishte Angel Di María te Manchester United për 75 milion euro në 2014, kurse i katërti është Varane te Djajtë e Kuq për 50 milionë euro.



