Ngjarjet e datës 28 korrik, raporton Gazeta Blic.
09:00 Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Platforma Zoom)
09:00 Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjë përurimin e Memorialit të Dëshmoreve në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, Prizren)
10:00 Kuvendi i Kosovës mban Seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare)
10:30 Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi me temën “THEMELIMI I GJYKATËS KOMERCIALE NË KOSOVË: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30 Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Koshi Group bëjnë promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur Interstellar. (Liqeni i Radoniqit, Gjakovë)


