Lajme

Familjarët dalin në aeroport t’i presin të aksidentuarit në Kroaci

07/27/2021 22:08
nga:Q R

Tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë arritur familjarët e bashkatdhetarëve, të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar në Kroaci, përcjell GazetaBlic.

Në aeroport tashmë kanë mbërritur dhe tri ambulanca. Sonte pritet që të sillen në Kosovë disa nga udhëtarët që gjendeshin në autobusin e kompanisë “Deva Tours”.

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

 

Avokati i shoferit thotë se klienti i tij asnjëherë nuk ka deklaruar se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes