Sipas spekulimeve, Amazon mund të pranojë kriptomonedhat si një mjet pagese në të ardhmen.
Një reklamë pune në Amazon për një pozicion drejtues në hapësirën e kriptovalutave mund të jetë përgjegjëse për një ngritje të fortë të çmimit Bitcoin në fillim të kësaj jave.
Vlera e Bitcoin u rrit të hënën në platformën tregtare Bitstamp në 39,850 dollarë amerikanë (ekuivalenti i 33,866 euro). Kështu kriptovaluta ka regjistruar nivelin më të lartë që nga mesi i qershorit.
Shpallja e punës shkaktoi spekulime se Amazon mund të pranonte kriptovaluta si mjet pagese në të ardhmen, njoftoi BBC News.
Tesla në fillim pranoi pagesat në Bitcoin, por më vonë vendosi t’i ndërpriste.
Po ashtu, PayPal pritet ta merr parasysh që ta përdor këtë kriptovalutë si mjetë pagese. /Telegrafi/