Sulmuesi i ri i Milanit, Olivier Giroud ka arritur në Milanello për të filluar para-sezonin e tij me Rossonerët.
Sipas Calciomercato.com, ish-sulmuesi i Chelsea do të stërvitet me Rossonerët për herë të parë sot, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka përfunduar një lëvizje prej 2 milion € nga Stamford Bridge këtë verë dhe tani është gati të punojë nën drejtimin e Stefano Pioli.
34-vjeçari shënoi 39 gola në 119 paraqitje me Blues dhe nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me Rossonerët.



