Dries Mertens dhe Jorginho janë ribashkuar gjatë pushimeve të tyre, duke shkaktuar nostalgji mes tifozëve të Napolit.
Dyshja kaloi katër sezone së bashku në Napoli, duke fituar një Coppa Italia dhe një Super Kupë të Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Jorginho, një kampion evropian me Italinë dhe Chelsea, postoi një video me ish-shokun e tij të skuadrës nga plazhi, dukej i ngazëllyer ndërsa bërtiste: “Unë jam këtu me Ciro, e dua këtë djalë”.
Ciro është nofka që tifozët e Napolit e përdorin për të thirrur Mertens, duke pasur parasysh lidhjen e tij të ngushtë me qytetin dhe klubin.
Video e ribashkimit të tyre u postua nga Jorginho në historitë e tij në Instagram dhe shpërndarë nga shumë tifozë të Napolit në mediat sociale.
View this post on Instagram


