Sporti

Një tjetër garues i Shqipërisë me paraqitje të dobët në Lojëra Olimpike

07/27/2021 13:12
nga:Mergim Rreci

Kledi Kadiu, notari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike të “TOKIO 2020” nuk mundi dot të kualifikohej për në gjysmëfinale në sportin e notit.

Sportisti shqiptar i cili garoi në Baterinë e tretë u rendit në vendin e pestë ku përfundoi me kohën e 51 sekondave, duke mos e lejuar të shkojë në gjysmëfinalet e këtij sporti.

Kadiu mori pjesë në këtë garë në 100 metra stil i lirë dhe ishte në korsinë e dytë të pishinës.