Lajme

88 pacientë me COVID, 55 në okisigjenoterapi dhe 1 në gjendje të rëndë shëndetësore

07/27/2021 12:34
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithesj 88 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre 23 janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi si dhe një në gjendje të rënduar shëndetësore

Njoftimi i plotë:

Në QKUK, 72 pacientë të shtrirë, 13 prej tyre Covid-19 pozitivë
– Klinika Infektive, 29 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 17 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë, 7 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
– Spitali i Pejës, 4 pacient
– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Kurti: Familjet e policëve të rënë do t’i mbështesim materialisht