Showtime

Gjërat po bëhen serioze? Cozman bën pushimet bashkë me të dashurën dhe familjen

07/27/2021 12:14
nga:Genita C

Reperi Cozman po qëndron këtë verë me kohë të plotë në Kosovë, ai këtë po e bën pas shumë kohësh qëndrim në Londër.

Puna në projekte të reja e me gjasë dashuria, po e mbajnë këtej reperin.

Cozman është në një lidhje dashurie me një vajzë nga Prishtina të quajtur FJolla, me profesion grimere.

Këtë verë, ata po i shijojnë pushimet e para krah njëri-tjetrit.

Çifti, të shoqëruar nga familja e Cozyt po pushojnë në jug të Shqipërisë, siç edhe e kanë treguar përmes postimeve në rrjete sociale.

Mesa duket, gjërat janë bërë mjaftueshëm serioze për çiftin.