Mëngjesi i së dielës së 25 korrikut rezultori fatal për 10 mërgimtarë kosovarë që udhëtonin nga Gjermania në drejtim të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Si pasojë e këtij aksidenti 10 persona humbën jetën ndërsa dhjetra të tjerë u lënduan rëndë.
Pas aksidentit, Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod, i ka shqiptuar shoferit të autobusit dënimin me 1 muaj paraburgim.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha për “Gazeta Blic” se duke shikuar aksidentin në Kroaci një shofer mundet me drejtu automjetin 8 orë ose 500 km me një pauzë prej gjysmë ore.
“Një shofer i automjetit mundet me drejtu automjetin e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve 8 orë ose 500 km me një pauzë prej gjysmë ore”
Dedaj i pyetur se sa shoferë duhet të katë autobusi, ai tha se kjo varet nga numri i kilometrave që automjeti bën.
“Numri i shoferëve të transportit ndërkombtarë te udhëtarëve është i varur nga numri i kilometrave nga fillimi e deri në mbarim.Pra deri në 1000 km ose 16 orë vozitje me pauz prej 60 minutave janë të mjaftueshëm dy drejtues të automjeteve” tha Nolaj për “Gazeta Blic”.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.
Ndërsa 26 të lënduar tashmë janë liruar.
/Gazeta Blic/
Një nga të aksidentuarit në Kroaci në gjendje të rëndë, 15 të tjerë ende në trajtim
Kroacia s’ka marrëveshje me Kosovën për ekstradimin e shtetasve të saj


