Lajme

Historia e një aksidenti të ngjashëm me atë të Kroacisë (VIDEO)

07/26/2021 23:29
nga:Gazeta Blic

Në vitin 2011 në fshatin Lugbunar të Gjakovës një autobus i kompanisë “Deva Tours” pati goditur një makinë, ku kishin mbetur të vdekur pesë persona të familjes Thaçi e dy të tjerë ishin lënduar.

Këta të fundit për Klan Kosovën rrëfyen atë qe e kujtojnë nga ngjarja që koinqidon me aksidentin që ndodhi të mërkurën në Kroaci. Kjo pasi që të dy ndodhën në të njëjtën datë dhe u shkaktuan nga autobusë të të njëjtës kompani.

Viktimat e familjes nga fshati Glloxhan i Pejës ishin David Thaçi, bashkëshortja e tij, Tone Thaçi, me dy vajzat Magdalenën dhe Doruntinën, si dhe vajzën e vëllait, Emanuelën.