Showtime

“Jam kërcënuar”, rrëfimi i rrallë i Melindës që habiti të gjithë

07/26/2021 14:26
nga:Genita C

Melinda Ademi është nga artistet më të pëlqyera të momentit.

Reperja ka qenë rrallë pjesë e intervistave dhe paraqitjeve televizive ndërsa së fundmi e ftuar në NIN bëri një rrëfim të veçantë për jetën dhe karrierën e saj.

Melinda tregoi se fillimin e karrierës e kishte të vështirë madje mori shumë kërcënime dhe ka përjetuar bullizëm.

“Ka pasur bllokada. Më ka bërë pak dëm ama nuk e kam lënë këtë gjë të më ulte as të më shtynte për t’u dorëzuar, aspak. Kam përjetuar bullizëm, kërcënime por ska gjë. I harroj ato gjëra se kam qef të fokusohem në sukses dhe muzikën time”, tha reperja.

Ndër të tjera, ajo tregoi se si u ndje periudhë e moslejimit të koncerteve si pasojë e pandemisë.

“Aspak nuk jam ndje mirë (për bllokimin e koncerteve), por kam pasur një shpresë brenda. Gajret dhe pak sabër, disi rregullohet situata dhe kemi gjetë shyqyr rrugë për të vazhduar tutje duke mbajtë koncerte që më kanë mbushë me shumë energji’ – u shpreh Melinda.