Një garues 14-vjeçar spanjoll vdiq pasi u godit nga një tjetër garues në një garë me motor në Spanjë të dielën teksa ishte duke marrë pjesë në kompeticionin “European Talent Cup”.
Sportisti adoleshent,Hugo Millan ra nga motoçikleta e tij kur kishin mbetur edhe 13 xhiro deri në fund, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai u ngrit në këmb por u godit nga Milan Leon Pawelec, një tjetër garues.
Mjekët intervenuan menjëherë për t’u përpjekur t’ia shpëtojnë jetën, por megjithatë përpjekjet e tyre rezultuan të pasuksseshme.
Hugo Millan cilësohej si talent i madh i këtij sporti dhe vetëm një ditë më parë kishte garuar në një garë ku ishte renditur i dyti.
Ky kompeticion është anuluar tërësisht pas këtij rasti tragjik.
/GazetaBlic Sport/


