Sporti

Nora Gjakova falenderon Majlinda Kelmendin që hapi rrugën e Kosovës drejt medaljeve

07/26/2021 12:46
nga:E K

Nora Gjakova arriti një tjetër sukses historik për Kosovën.

Xhudistja nga Kosova, arriti t’a mposht kampionen botërore, Yoshida Tsukasa, për të arritur në finale, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova në finale u përball me francezen,Sarah-Leonie Cysique.

Nora fitoi ndeshjen pasi që francezja u penalizua me karton të kuq.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe e 3’ta në përgjithësi në Lojëra Olimpike.

Pas ndeshjes Nora Gjakova u prononcua për mediumin publik, RTK.

Ajo tha se, fitorja është ndjenjë e pabesueshme dhe falenderoj të gjithë duke përfshirë edhe Majlinda Kelmendin e cila hapi rrugën për medalistet e tjera.

“Nuk e di ende po më duket e pabesushme, edhe kur kam arritë në finale veq e kam pa Tonin edhe e kam ditë që kom arritë në finale.
Padyshim që është ndjenjë e pabesushme, nuk e kam mendu që kam me fitu medalje olimpike, normalisht kom ardh me fitu por nuk i dihet kurrë fitores apo humbjes.

Unë dua t’i falenderoj të gjithë, ekipi është i jashtëzakonshëm, faleminderit Tonit i cili është meritori më i madh për sukseset tona, faleminderit familjes, faleminderit Majlindës që na i ka hap rrugën

Ka qenë një ditë me emocione të dyfishta, kam pas emocione edhe për vete por edhe për Akilin, kam pas dëshirë edhe Akili me qenë medalist por prapëseprapë një medalje po e dërgojmë në shtëpi”, tha Nora Gjakova.

/GazetaBlic Sport/