Sporti

HISTORIKE: Nora Gjakova ia siguron medaljen e dytë të artë Kosovës në ‘Tokio 2020’

07/26/2021 12:05
nga:E K

Nora Gjakova arriti një tjetër sukses historik për Kosovën.

Xhudistja nga Kosova, arriti t’a mposht kampionen botërore, Yoshida Tsukasa, për të arritur në finale, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjakova në finale u përball me francezen,Sarah-Leonie Cysique.

Nora fitoi ndeshjen pasi që francezja u penalizua me karton të kuq.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Tokio 2020 dhe e 3’ta në përgjithësi në Lojëra Olimpike.

/GazetaBlic Sport/