Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Kroacisë Andrej Plenkoviq vizituan të dielën të plagosurit në Spitalin e Përgjithshëm të Slavonski Brod.
Pas kësaj, ata u drejtuan për në Pansionin Antonio, ku u vendosën 14 të mbijetuar dhe të padëmtuar nga aksidenti i tmerrshëm i trafikut që ndodhi mëngjesin e djeshëm, transmeton Klankosova.tv.
Sbonline raporton se Kurti do të qëndrojë edhe sot në Slavonski Brod dhe do të jetë me të plagosurit dhe familjet e tyre.
Në aksidentin tragjik me autobusin me targa nga Kosova që po udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë vdiqën 10 persona.




