Pas tri fitoreve, Akil Gjakova është mposhtur në ndeshjen çerekfinale të Lojërave Olimpike të Tokios.
Gjakova fitoi ndaj Ahmed Ayash, Nil Stump e Tommy Macias, por u ndal në çerekfinale nga Tsendochir, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo luftë u vendos vetëm në kohën shtesë.
Tani, Akil Gjakova do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Akil Gjakova në repesazh tani përballet me Rustam Orujovin, xhudistin nga Azerbajxhani.
/GazetaBlic Sport


