Lajme

Flet Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, tregon gjendjen e të lënduarve në aksidentin në Slavonski Brod

07/25/2021 22:06
nga:L J

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Beros tha se disa nga ata të lënduar lehtë në një aksident të rëndë trafiku afër Slavonski Brod do të lirohen nesër nga spitali.

Ai poashtu konfirmoi se disa operacione janë kryer tashmë, dhe disa prej tyre që nuk janë urgjente – do të bëhen nesër, shkruan Index.hr, përcjell GazetaBlic.

Ai shtoi, se kthimi i tyre në Kosovë do të varet nga gjendja e më të dashurve të tyre. Gjegjësisht, mes udhëtarëve kishte anëtarë të së njëjtës familje, kështu që ata do të presin rezultatin e trajtimit të të tjerëve.

Ai theksoi se gjendja shëndetësore pas aksidentit u stabilizua shumë herët falë reagimeve të shpejta të të gjitha shërbimeve profesionale – ambulancës, mbrojtjes civile, zjarrfikësve dhe të tjerët.

Ministri edhe një herë shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerve dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe shprehu dëshirën e tij për shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Në një aksident trafiku afër Slavonski Brod, 10 persona u vranë, 44 tjerë u lënduan.

/GazetaBlic 

Kurti në Kroaci: Ekonomia jonë varët nga mërgata