Lajme

Kurti në Kroaci: Ekonomia jonë varët nga mërgata

07/25/2021 21:04
nga:Lorik J

Kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.

Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë.

I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.

Kurti, ka deklaruar se ekonomia e vendit tonë varet nga mërgata.

“Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë,” tha fillimisht Albi Kurti.

“Unë dua të falënderoj Kryeministrin Plenković për ndihmën e tij dhe reagimin e shpejtë, por edhe mjekët. Pacientët tanë janë në duar të sigurta, ata kanë ndihmë psikologjike dhe mjekësore,” vazhdoi Kurti.

“Unë kam vizituar pacientë në të gjitha dhomat dhe ata në njësinë e kujdesit intensiv. Unë dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor që kujdeset për pacientët,” shtoi ai.

“Ne jemi këtu për të qenë me qytetarët tanë që patën një aksident,” tha Kryeministri Kurti, i cili shkoi në Slavonski Brod me një numër ministrash.

“Qindra qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës vijnë në Kosovë, ekonomia jonë varet nga ajo. Unë dua të falënderoj edhe një herë qeverinë Kroate dhe Plenkoviç, por gjithashtu të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave,” përfundoi Kurti, shkruan Index.Hr.

/GazetaBlic/