Sporti

Ekskluzive: FC Prishtina “bombardon” në merkato, transferon super mesfushorin kosovar

07/25/2021 19:25
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës nuk ka të ndalur në merkato.

Ekipi kampion i Superligës së Kosovës, FC Prishtina pas paraqitjeve të mira në garat evropiane, ka vazhduar të përforcojë edhe më shumë skuadrën për pjesën e mbetur të UEFA Conference League dhe normalisht për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, FC Prishtina ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur kosovar, Florent Avdyli dhe ai së shpejti pritet të bëhet lojtari më i ri i klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

Avdyli deri më sot ishte pjesë e Teutës, ku edhe fitoi Kategorinë Superiore me klubin durrsak.

28 vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Lirisë, Trepçës, Hajvalisë e Feronikelit.

/GazetaBlic Sport