Domenico Berardi ka ngjallur interesimin e gjigantëve evropian.
Reprezantuesi italian është i gatshëm për t’u larguar nga Italia në drejtim të një aventure të re, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas ‘Gazeta dello Sport’ Chelsea dhe Dortmund janë të interesuara për shërbimet e lojtarit të Sassuolos.
Sassuolo për t’a lënë të lirë lojtarin po kërkon 40 milionë euro.
Sulmuesi italian sezonin e kaluar u paraqit 30 herë për Sassuolon dhe realizoi 17 gola dhe bëri 8 asistime për bashkëlojtarët.
/GazetaBlic Sport.


