Showtime

“Mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën”, Labi me shkrim prekës pas aksidentit tragjik në Kroaci

07/25/2021 12:39
nga:Genita C

Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, ka reaguar pas tragjedisë në Kroaci ku deri më tani është raportuar për 10 persona të vdekur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se se mërgimtarët po dhurojnë edhe jetën për Kosovën, shkruan GazetaBlic.

POSTIMI I PLOTË:

Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!?

Pra, edhe kur në pyetje është rrugetimi i tyre i vështirë, ata e konsiderojnë të lehtë kur behet fjalë Kosova, Shqipëria e shtëpiat e tyre.

Shpresojë se boll mesuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT????

Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve, ngushêllo tërë popullin tonë për vdekjen e atyre shpirtave ku sot humbën jetën duke ardhur në Kosovë!

Sinqerisht dhe shpirtnisht, Labi Kosovë e Shqipërisë!