Përkundër moshës së tij, Gianluigi Buffon, nuk e ka ndërmend të penzionohet nga futbolli.
43 vjeçari madje synon edhe të paraqitet në Kampionatin Botëror të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai në një intervistë për Gazzetta dello Sport ka folur për transferimin e tij te Parma dhe ka thënë se ëndrra e tij është t’a rikthejë Parmën në Serie A, dhe të luajë në Katar 2022.
“Mancini ka bërë diçka të jashtëzakonshme dhe, në moshën 43 vjeç, unë kurrë nuk do të jem ai që do të thotë:” Unë jam këtu, më fto në kombëtare”, por unë mund të ëndërroj të luajë në Kupën e Botës”, tha Buffon.
/GazetaBlic Sport/


