Njohësi i çështjeve politike, Petri Zogaj, ka reaguar pas punësimit të motrës së Ministrit, Liburn Aliu, në Odën e Farmacistëve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Zogaj, duke i quajtur bandidata Aliun dhe Vitinë thotë se të njëjtë ishin edhe ata që qeverisën para tyre.
“Nderkohe, nje dite, Albini, pa pike turpi tha qe “nga 14 Shkurti gjithcka ka ndryshu ne qeverisje.” E vertete qe ka ndryshu, po largohen familjaret e atyre paraprakeve, e po i marrin te vetet. Cfare maskarade.” shkruan Zogaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Familja, prona, shteti. Motra e ministrit, dmth nje banditi, Aliu, punesohet tek nje bandit tjeter Vitia qe ka qellu te jete minister.
Keso banditash ishin ata qe qeverisen 13 vjet shtetin, keta po e vazhdojne. Nderkohe, nje dite, Albini, pa pike turpi tha qe “nga 14 Shkurti gjithcka ka ndryshu ne qeverisje.”
E vertete qe ka ndryshu, po largohen familjaret e atyre paraprakeve, e po i marrin te vetet. Cfare maskarade.


