Sporti

Plas sherri në Lojërat Olimpike, sportisti godet kundërshtarin me shkop në kokë

07/24/2021 18:01
nga:Mergim Rreci

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Lojërat Olimpike në disiplinën e hokejit.

Në sfidën midis Argjentinës dhe Spanjës, protagonist u bënë sportistët David Alegre dhe Lukas Rosi. Ky i fundit bëri një gjest të papranueshëm duke goditur në kokë kundërshtarin me shkopin e hokejit.

Situata u rëndua shumë ku fill pas veprimit të sportistit argjentinas ndërhyn pjesëtarë të dyja kombëtareve duke ndezur dhe më shumë konfliktin. Por me ndërhyrjen e gjyqtarit çdo gjë u qetësua dhe Rosi u nxor nga loja, teksa momenti aspak i hijshëm është bërë viral.