Lajme

“Askush në VV nuk është i sigurt për kandidimin, as kryetarët aktualë të komunave”

07/24/2021 17:53
nga:Y I

Nga Lëvizja Vetëvendosje ka shumë pak informacion rreth kandidaturave për kryetarë komunash në zgjedhjet e 17 tetorit.

Askush nuk thotë dhe nuk përgjigjet thuasje asgjë, rreth kësaj teme, pasi të gjithë duken të pasigurtë.

Madje edhe kryetarët aktualë, ende nuk janë të sigurtë nëse do të rikandidohen sërish në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke folur për “Gazeta Blic” rreth kandidmit të tij tha se shpreson që sërish të garojë për të parin e këtij qyteti, por pa qenë i sigurt.

“Po shpresoj po që do jem sërish kandidat” tha shkurt Bulliqi për “Gazeta Blic”.

Bulliqi dha disa detaje se si po shkon për momentin procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash.

Ai tha se një fazë e proceduarave është kalu dhe tashmë pritet faza e dytë.

“Janë procedurat përmes të cilave duhet të kalohet. Një fazë e procedurave tashmë është kalu, tashmë presim fazën e dytë”

Megjithëse nuk ka shumë informata rreth kandidaturave, “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda VV-së ka marrë vesh se Mytaher Haskuka pritet të jetë sërish kandidat për kryetarë Prizrenit.

”Haskuka thuajse ka marrë mbeshtetjen e të gjithë kryesisë. Ndërsa, Drita Millaku thuajse nuk ka gjetur mbështetjen te asnjë nga anëtarët e Kryesisë së VV-së”, thonë burimet e Gazeta Blic.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor.

Gara duket e fortë sepse edhe konfiguracioni politik në Kosovë, brenda këtij viti, ka ndryshuar rrënjësisht.

Albin Kurti pritet që në këtë proces elektoral të ketë për herë të parë përballë, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Memli Krasniqin e PDK-së.

17 tetori po shihet edhe si testi i parë për Lëvizjen Vetëvendosje pas marrjes së pushtetit qëndror.

/Gazeta Blic/

 

Kur pritet t’i shpallin kandidaturat për kryetarë komunash?- Flasin nga Lëvizja Vetëvendosje!

Mytaher Haskuka do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Drita Millaku ‘pëson’ debakēll në Kryesi